<p style='margin:0px; text-align:center; font-size:16pt; font-weight:bold;'> You need Adobe Flash Player to see this video<br><br> <a href='http://www.macromedia.com/go/getflashplayer' style='text-align:center; font-size:16pt; font-weight:bold;'> Get the Flash Player</a></p>
Search in Videos, Members, Events, Audio Files, Photos and Blogs Ricerca

VUOI GUARIRE|Italy

Sono un sacerdote mandato ad annunciare la Parola di Dio, la sua misericordia per i peccatori e a guarire i malati


Il mio blog

«Indietro

Dëshmitë e shërim dhe shpëtim

Nov 11, 2010

7,850 Visualizzazioni
     (1 Voto)

SHËRUAR NGA TUMOR AGRESIV I RRALLË

Në fillim të muajt maj të 2005 mami im, pak para se të mbushte 60 vjeçe, më tha në mirëbesim që kishte humbje gjaku në organet gjinore.
Në vazhdimësi prenontoj një vizitë gjinekollogjike. Normalisht rezervohet mbas 8 deri në 10 ditë, përkundrazi thirr doktoreshën të mërkurën, e na cakton vizitën për ditën në vazhdim. Arsyen përse ishte shumë urgjente e kuptuam mbas.
Doktoresha nuk e sheh shumë qartë e prenonton shpejt një isteroskopi (domethënë një zbulim i të parit në zgavrën e brendshëme të mitrës që behët me anë të isteroskopis) për ta bërë në day-hospital me anestesi lokale mbas një javë.
Arrin dita e prenontimit marr mamin tim  e çoj në spital. Gjatë udhëtimit më trego një ëndërr që kishte parë kohë përpara që i bie ndërmend për humbje gjaku: ajo gjendej në krevatin e spitalit dhe ishte e ndihmuar në mënyrë shumë të dashur nga babai i saj,kaluar një jetë më të mirë tre vjet përpara;në veçanti kujtonte që,ndërsa rrinte shtrirë mbi një anë me shpatull të zbuluar,u ankonte për të ftohtë. Babi atëhere e mbulonte e i drejtonte mbulesën në mënyrë shumë mbrojtëse. Në realitet gjyshi im "e mbulon" nga diçka shumë e tmerrshëme e dramatike.
Arrijmë në spital e mbas përgatitjes arrin momenti për të hyrë në sallën e operacionit. I tërë duhet të ishte zhvilluar në pak kohe,por nuk qe kështu.
Kur dalin mjekët ishin po të thuash pak të shqetësuar për atë që kishin parë. Shpejt na thonë (ndërkohë kishin ardhur babi dhe vëllai im) që nuk dinin për çfarë gjëje u trajtonte, por për një gjë ishin të sigurtë: ishte NJË TUMOR I KEQ e, nënvizuan, "SHUME I KEQ!".
Na ra bota mbikurriz, mjekët na rekomandojnë për të mos i thënë asgjë mamit,të paktën deri kur ta kishin të ditur se me çfarë gjëje kishin të bënin.
Ishte 16 maj e mbas 7 ditë pikëllimi doktoresha na thirr urgjent në klinikë. Para se të shkojmë (ishte 22 maj,ditë e kushtuar Santa Rites) ndjeva nevojën për të shkuar te prifti e ia them në mirëbesim të gjithë dhimbjen që kisha përbrenda për këtë gjë që po ndodhte.
I kërkova një lutje për mamin tim e ai më ngushëllon e më siguro. Doktoresha na lexon përgjigjjen e parë të shikimit istopatologjik: fliste për (qeliza të këqija të shkallës së lartë që të bën të mendosh për vazhdimin e përhapjes  në gjak linfoproliferative). Këto qeliza nuk i përkisnin organëve ku kishin qenë hequr e kjo do të thotë që tumori malinj vjen nga një tjetër organ,çfarë organe të tjera ishin të interesuar në tumor,që aty tumori ishte më tepër veprues.
Gjëja tragjike ishte se tumori u riprodhonte në mënyrë tërheqëse "që të bën të mendosh".
Filluan kështu për ne ditë më të errta se errësira e më të zeza se e zeza, gjithçka e gjithnjë fshehurazi mamit. Kemi marrë kryqin tonë e kemi vënë mbi shpatulla,me guxim e me besim.Gjyshi jonë pati qenë kanal i ndërmjetësimit të rëndësishëm për të arritur në Zemrën e Jezus. Na ndjekin dy javë të zjarrta,urgjenca e një Ataku për të gjithë trupin,udhëtimi i parë në Milano,takimi i parë me l'ematologo në Pescara sepse ndërkohë kishte arritur përgjigjja e dytë istopatologjike që thonte që qelizat e hequra te mitra i ngjanin më tepër qelizave të gjakut, pa ditur të thuash më shumë.
Ndërkohë vendos të çoj mamin tim në Loreto me një grup pelegrinazhi të kishës; në vazhdimësi të pelegrinazhit Macerata-Loreto i besoj Virgjërës Mari një lutje të shkruar;ajo vjen e vënë bashkë me shumë të tjera e vjen e bëhet një zjarr i madh. Ndërkohë i tregojmë për herë të parë mamit për sëmundjen e saj,ishte shumë e rëndësishme reagimi i saj e gjendja e saj psikologjike sepse në këtë moment me një rrëzim të saj do të kishte qenë fundi. Fillojm të recitojmë rruzaren me atë e për atë të gjithë mbrëmjet në shtëpin tonë,kërkonim lutje nga të gjithë e sidomos në kishën ku luten çdo ditë për të sëmurit marrim pjesë shumë herë në takimin e lutjeve të përmuajshme në Pallatin e sportit në Martinsicuro.
Arrin diagnoza përfundimtare nga Roma,përfundimi qe tragjik: Tumor malinj (linfoma në gjëndrat limfatike) Hodgkin qeliza të mëdhaja të fenotipit B. Vetëm pas udhëtimit të parë në Milano,nga një vizitë e mëparshme te prifti,gjatë të cilës thotë një bekim,lyrja e të sëmurëve ishte shumë ngushëlluese,dimë nga një profesor me zë që në 25 vjet punë i kishin qëlluar nga gjithë Italia 6 raste të këtij tumori. Ky ishte shkaku për të cilin nga anët tona nuk kishin ditur çfarë të thonin e të bënin. Mjekët e Milanos përcaktojnë mjekimin bashkë me ematologët e Pescares:4 cikle  kemioterapi,bëhen 6 në vazhdim jepen sepse sëmundja kishte arritur në palcën e kockës. Tumori ishte në etapën e katër domethënë në të fundit. Terapia përcaktonte një PET-TAK për ta bërë në Macerata e në fund operacionin në Milano. Në këtë kohë kryqi jonë bëhet gjithnjë e më i rëndë, por në të njëjtën kohë siç u shtonte pesha e tij u shtonte edhe forca jonë për ta mbajtur. E kotë të kujtosh të gjithë efektin paralel të kemios e të dhimbjes që kemi provuar kur kemi parë mamin të shtrirë në krevat me krahë të shpuar nga gjilpërat. Në gjithë këto muaj nuk e kam parë kurr mamin tim demoralizuese,të ligështuar të nevrikosur,por ka përballur gjithçka me dinjitet, guxim e mbi të gjitha me shumë Besim.
Terapia vazhdon me biopsi të palcës së kockës e në fund operacioni kirurgjik në Milano. Një ditë para nisjes çoj mamin tim te prifti që lutet për atë e bën përsëri lyerjen e të sëmurëve. Kërkojmë ndërmjetësin e gjyshit tim e të Zojës së Bekuar. Në Milano,me të bërë analizat përpara operaciont,doktori na mbledh e me përgjigjjen e analizave në dorë thotë me mahnitje se NUK KISHTE MË GJURMË TUMORI MALINJ por këshillonte për ta bërë operacionin për kujdes. Një pas një në operacion arrijnë përgjigjjet e të gjithë biopsive,rezultati i shikimit istopatologjik e citologjik që pohojnë faljen e plotë të sëmundjes!!!
Tashmë ka kaluar pothuajse një vit e mami im ,duke falenderuar Zotin,është mirë; është kthyer të qeshë e të jetojë. Shpresoj që dëshmimi i saj mund të jetë ndihmë për të gjithë ata që janë në vuajtje e janë duke luftuar kundër të keqes. Mami im thotë përherë se edhe kur përpara shiko vetëm errësirë dalë-ngadalë mbërrin një shkëndi drite,pastaj një tjetër e në fund. DRITA E PLOTË QË FITON GJITHMONË PËRMBI ERRËSIRË
!!!

DESHMIMI I MILES

Më quajnë Mila, vij nga Loreto.Kam ardhur sepse i kam një borxh don Marcos përpara me komunitetin e tij sepse janë lutur për familjen time e për Irene. Kam ardhur sidomos për arsye se kam një borxh të madh në ballafaqim me Zotin, një borxh shumë të madh te Ai që e kemi të gjithë për faktin që Zoti ka dhënë Djalin e Tij për ne; unë e kam akoma më të madh se ju me Zotin. Mbas përvojës që kemi patur me familjen time këtë vit ia dal në krye edhe e kuptoj me të vërtetë pamatësin e dashuris së Zotit që ka dhënë BIRIN e TIJ për ne,sepse në janar të këtij viti kemi rrezikuar për të humbur Irene,lindur pak muaj më parë Irene në dhjetor të vitit të shkuar(2006) është sëmurë ishte dy muajshe,dukej sikur kishte marrë thjeshtë një virus. Kemi shkuar në spitalin Salesi,në Ancona,ku diagnostikojnë një "bronkiolit" që në dimër është i shpeshtë.Përkundrazi Irene,mbas një dite e cila patë qenë e shtruar në pediatri,përfundoj në reanimacion e me gjithë dozën e rëndë të kortizonit e të antibiotikut që i kane dhënë. Kur Irene hyri në reanimacion,thënë që në reanimacion nuk mund të qëndronim as edhe ne prindërit,gjëja e parë që kam bërë kur nuk e kisha më ndër duar pati qenë kjo marr telefonin e filloi të çoj SMS (mesazhe) shokëve të grupit të lutjes të Përtëritjes e kushërijve për të kërkuar ndihmë me lutje. Mbas dy ditësh Irene u keqësua e mjekët vetë nuk dinin më tepër çfarë të tregonin,parashikimi ishte i rezervuar.
Të themi që zhvillimi i këtij bronkioliti pati qenë i papritur e Irena shkonte përpara me frymëmarrjen. Ndërsa fëmijët e tjerë që ishin të shtruar në reanimacion si ajo vinin të përulur. Irene ishte e përhershëme e nuk u përmisonte. Dija që kur një lutej për dikë dëshiron të dije si shkon përfundimi,pjesa më e madhe e mesazhëve të mia ishin:"Të Rëndë,të përhershëm,mos përulni shikimin,"E Rëndë, e përhershëme vazhdoni të luteni". Dua të them që pati qenë shumë e fortë,sepse zgjati një muaj plot,muaj në të cilin Zoti na vuri në provë,na ka mbajtur të pezulluar për një kohë të gjatë. Mbas shumë vite udhë,është e vërtetë që kur Zoti të vë në provë sidoqoftë prova ta jep mbi masë. Mendoja unë :"Tani lutemi,Zoti na dëgjon",.Tjera here mendoja:"O Zot mendoja se kisha një besim të pjekur,një zemër të hapur".Mendoja edhe."Zoti sigurisht na kërkon një gjë të madhe,jetën e Irenes". Meqenëse ka qenë shumë  e dëshiruar,kisha dy binjak por dëshiroja shumë një vajzë,dëshiroja një vajzë e mendoja që Zoti pati dëgjuar lutjet e mia e më ngjau e çuditëshme që tani e dëshironte mbrapa. I kërkoja Zotit që të më bënte të kuptoja,mendoja pikërisht se e dëshironte mbrapa,mendoja se më vë në provë në këtë mënyrë. Zoti na pati qenë përherë afër me Fjalë. Fjalë që vijnë në lutje ai që lutej për ne,këto fjalë na kanë shoqëruar në këtë muaj e na kanë dhënë forcë. E kjo ka qenë një tjetër mrekulli e vogël në përkrahjen tonë.Për mua ky muaj ka qenë një muaj dashamirësie. Unë do ta kujtoj në jetën time si një muaj i cili Zoti ka ardhur e ka banuar në shtëpin time,në familjen time.Unë e burri im për herë të parë jemi lutur bashkë, çdo mëngjes në meshë, dy herë në rruzare. Kisha lutur shumë Zotin për arsye që ai të lutej së bashku me mua dhe tani kishte ardhur. Zoti ka dëshirë të dëgjoj,Zoti ka dëgjuar lutjet tona sidomos kur jeta e Irenes ishte me të vërtetë e pezulluar. Ai deri në fillim na kishte dhënë fjalë shprese e vazhdonte të na jepte fjalë shprese. Zoti ka shpërblyer lutjet tona e lutjet e të gjithëve.Unë nuk e di cili ishte projekti fillestar i Zotit,di vetëm që Ai na ka dëgjuar,na ka dëgjuar shumë. U lusnin me ne të paktën njëqind persona.
Mesazhet që i shkonin miqëve të mi ishin rreth pesëdhjetë në ditë,por e dija që më vonë u përhapnin e kështu që përveç don Marco lutej edhe komuniteti i tij (që i falenderoj!),përveç murgeshave mësues shoqëria luteshin edhe fëmijët e tyre.Unë i thërrisja Ushtri Lutëse që luftojnë me mua betejën e mirë për arsye se kur unë nuk arrija të lutesha për shkak se ndoshta isha në dëshpërim e dija që ishte dikush tjetër që i lutej Zotit për mua e kjo për mua ishte e rëndësishme,mos përulni shikimin,e kjo ka qenë një ndër mrekullit.
Mrekullia më e madhe ka qenë lutja me burrin tim, për arsye se kjo situatë ka përforcuar me të vërtetë Ritin Fetar në martesën tonë.Unë këshilloj të gjithë çiftet e martuara:gjeni kohën për lutje,për tu lutur së bashku. Zoti na ka shoqëruar me Fjalën e Tij e me praninë e Tij në jetën tonë,në këtë muaj janar ditë për ditë na ka shoqëruar e tani unë nuk mund të bëj gjë tjetër veçse ta falenderoj për familjen time.... e sikurse i kemi premtuar për ti shpallur lëvdimin e Tij, për mrekullinë e Tij  sepse na ka lënë Irenen.

                                                                                                                      Mila

NJË  FAMILJE  E  SHËRUAR  DHE  E ÇLIRUAR

Më quajnë Paola, jetoj në fund të veriut të Italis jap dëshmim për Pranin e Jezu Krishtit në mes nesh e falenderoj të gjithë ata që pranojnë e besojnë në Atë.
Ndërmjet vitëve ’80 e ’90 familja ime ka qenë e përndjekur fort nga prania e  Malinjëve. Kemi patur vuajtje në të gjithë gjinit, mbi të gjitha dy vajzat e mia. Mbas disa vite vuajtje kemi njohur një prift të ri që na ka marrë për dore shpirtërisht e na ka shoqëruar gjatë një rruge të madhe besimi. Ne kemi vënë zemrën edhe kemi filluar të besojmë me një besim të madh jashtë… mase veçse Zotëria Jezus e vetëm Ai mund të kishte ndihmuar.
Ne 8 dhjetor 1988 festa e Zojës së papërlyer ka filluar ndryshimi në jetën tonë: vajza ime e parë qe përfundimisht çliruar nëpërmjet një lutje të bërë nga disa karizmatik e jeta në familje kthehet e qetë e në paqe.
Por në prill të 1990 unë kam qenë e goditur nga kanceri: një karçinomë në vezore qeliza të këqija në stomak.
Mbas momentit të parë të humbjes të vëmendjes ne i jemi besuar të gjithë rishtas Zotit dhe kemi përballuar të gjithë rrugën e përshkuar të sëmundjes, pra shqyrtimin dhe operacionin kirurgjik (dy për 28 ditë). Kemi kërkuar përsëri ndihmë në lutje e të njëjtit karizmatik që lutëshin për vajzën time u lusin edhe për mua.
Në mëngjesin e operacionit të dytë,ai më i madhi,në stomak jam lutur dhe i kam kërkuar Zotit nëpërmjet biblës një Fjalë të Tij. Leximi i parë që më ka ardhur poshtë syve thonte kështu: “Ti nuk do të vdesësh, por do të jetosh për të bërë të ditur veprën e Zotit!” Kam mbyllur biblën e me qetësinë më të madhe kam shkuar në sallën e operacionit.
Mbas 5 oresh mjekët më kanë komunikuar përfundimin e operacionit e më kanë thënë që nuk do të ishte e nevojshme për kurë të mëtejshme o për kemioterapi për arsye  se kanceri që kishin diagnostikuar(me gjithë ekzaminimet e shqyrtimet më të hollësishme) në stomak nuk ishte më, por jo me kuptimin që ma kishin hequr tutje doktorët përkundrazi kur doktorët  hapin barkun nuk kishte më asnjë gjurmë tumori! Zoti kishte ndërhyrë përsëri me dashuri mbi mua e në familjen time dhe ne nuk mbarojmë kurrë së falenderuari.
Por nuk mbaron këtu. Në 1995 burri im(ishte 49 vjeç) vjen i goditur nga infarkt shumë i rëndë me ndalim të zemrës(arresto cardiak),bën një javë në terapi intensive që ishte në rrezik për jetën,por falë Zotit ka shpëtuar.
Nuk rri pastaj këtu të tregoj çdo gjë kjo që ka ndodhur në vitet e njëpasnjëshëme… do të ishte të shkruaje një libër. Dua vetëm të them që besimi të Zoti  na ka shpëtuar mbi të gjitha në momente dëshpërimi e hidhërimi.
Mendoja për të kaluar pelqërin në qetësi dhe përkundrazi  Zoti më dha provë më të fortë … burri im në fund të nëntorit 2007 pati qenë goditur nga luçemia mieloide acuta e meqenëse ishte tashmë mbartës i një sëmundje në palcë,(la Policitemia) nuk pati qenë e mundur për tu bërë asgjë kështu që për 20 ditë na ka lënë. Këtë herë kemi dashur me besu përfundimisht në mëshirën e Zotit.
Burri im ka mbajtur një kthjelltësi të pabesueshëm,i është besuar plotësisht Jezu Krishtit dhe Ai i ka dhënë forcën me përballuar me qetësi  shpirtërore vdekjen.
 Uroj të gjithë njerzit që të fillojnë takimin me Zotin që të mundni të bëni gjithashtu.
 Ka patur 20 ditë vuajtje të pashprehshëm, por fjalët e fundit kanë qenë: “Unë nuk vuaj më, jam mirë, jam me Jezusin tim!” Mbas 6 orësh ka vdekur ndër paqen e Zotit, ishte 62 vjeç, ishte 13 dhjetor 2007, dita e dritës.
Unë i kam qenë përherë pranë e kam shoqëruar me lutje e shumë dashuri në udhën e tij drejt Zotit, gjithashtu dhe Ati i tij shpirtëror e gjithë personeli e mjekët e spitalit. Unë  Paola, me ndihmën e Zotit e me lutje shkoj përpara për dashurin e burrit tim e për të ndihmuar familjen time: vajzat e mia e burrat e tyre e mbi të gjitha 4 nipat e mi Rebecca (10 vjeçe), Serena (7 vjeçe), Martina (6 vjeçe) e Riccardo Giovanni, lindur një muaj mbas vdekjes të burrit tim.
 Falenderoj Zotin për gjithë gëzimin që më ka dhënë, për 39 vjet martesë që kemi jetuar unë e Giovanni, për familjen që kemi krijuar së bashku edhe për pakënaqësitë e jetuara, sepse na ka forcuar e na ka bërë për të gjetur Besimin, atë të vërtetë!
Përshëndes me dashuri të gjithë ata që lexojnë këtë dëshmim.   

ÇLIRUAR NGA  DJALLI

Më quajnë Giancarlo,jam 62 vjeç, jetoj në Grottamare(AP) e jam peshkatar. Nga fëmijëria ime ndieja dukuri të çuditshme,e në mënyrë të veçantë të Martë e të Prente,që më shtienin tmerr e më jepnin rrënqethje të forta në kurriz. Nga frika u strehoja gjithmonë në krahët e mamit. Nuk dija asgjë për origjinën e këtyre dukurive edhe duke u rritur nuk arrija të kuptoja shkakun.
Mami im ishte shumë besimtare,shkonte çdo ditë në meshë e luste çdo ditë rruzare,edhe ajo thonte se ndiente këto dukuri e reagonte duke u vendosur në gjunjë e duke lutur rruzaren. Këto luftime shpirtërore ndodhnin çdo natë. Mami ishte edhe kushtuar shumë. S.Rites.
U fejova e u martova. Dukurit më ndodhnin përherë por gruja ime nuk më besonte kështu vuaja në heshtje e në vetmi. Fëmija jonë i parë lindi prematur dhe e  vënë në inkubatriçe. Profesori na thonte se ishte në gjendje të paqëndrueshëme:shpesh i ndalonte frymarrja dhe e rrahura e zemrës. Kishte një ngjyrë të keqe. Natën gruaja ime ëndërron një grua të bukur që i thonte:"Kurajë, fëmija ytë nuk vdes!" ditën pas takojmë murgeshën e spitalit që na thotë këto fjalë: "Këtë natë Zonja e Bekuar ju ka bërë mrekulli: fëmija është jasht rrezikut!"
Dëshironim një fëmijë të dytë,por çdo herë që mbetej shtatëzanë gruaja ime e humbaste fëmijën. Mbas 12 vjetësh gruaja ime ngel përsëri shtatëzanë dhe ëndërro përsëri Zonjën e Bekuar që e siguron për përfundim të mirë të shtatëzanis.Kështu lind fëmija  jonë i dytë.
Dukurit vazhdonin gjithnjë. Një ditë mami im njohu një frat shumë të mirë për tu lutur e na çon të gjithëve te ai. Gjatë lutjes vë në dukje atë që na shkaktonte këto dukuri. Lutet fort mbi ne shumë herë por nuk ia del në krye të na çlirojë. Frati atëherë na çon te një tjetër prift. Ky na mëson për tu lutur,e të kthehemi te Zoti nëpërmjet Ritit Fetar dhe për të pasur besim në Jezu Krisht e në Zonjën e Bekuar për çlirimin përfundimtar. Kur u ktheja nga deti në fund të javës shkoja çdo ditë në meshë,edhe dy herë në ditë,shkoja nga mami im e lusnim rruzare me një grup personash. Ky prift u luste për mua dhe më ço edhe në shenjtore të "san Vicinio" për një lutje me qafore relike të shenjtë. Porsa më vuri këtë qafore rrëzohem në tokë e kështu manifestohet përsëri drejtpërdrejt prania e të folurit të kundërshtarit.
Por edhe këtë ditë nuk ndodh çlirimi përfundimtar. Shkoj në peligrinazh me një grup të fortë lutje në Mediugorie.Në fillim të Rrugës Crucis mbi Krizevac më paralizohen këmbët e as edhe me dy vëllezërit që më ndihmonin nuk ia dilja në krye të tërhiqesha zvarrë.Shumë shtegtar ngjiteshin këmbëzbathur.Unë pata një shtytje të brendshëme e bëj në të njëjtën mënyrë. Me të hequr këpucët,sapo prek tokën me këmbë qeshë tërësisht çliruar e u mundova të ecja aq mirë që më ngjante sikur fluturoja. Por nuk kishte mbaruar këtu.
Të prenten agjërojmë
e lutemi për tre orë të shoqëruar nga frati Jozo në kishëzën e vogël të tij personale ky mbante SS.Sakramentet përherë të ekspozuara.  
 Qe një betej e fortë,por edhe këtu nuk qeshë çliruar. Por dë
gjoj si një zë të brendshëm që më thonte që çlirimi im do të ndodhte në vendlindjen time dhe me grupin tim të lutjes.
Kur kisha krizë kundërshtari më thonte:"E do shumë Jezu Krishtin?"PO!" i përgjigjem, "Atëhere duhet të vuash si Jezu Krishti!"Kështu më hedh për tokë më vendoste duar e këmbë në formë kryqi e më bënte të ndiej dhimbje të Jezus i kryqëzuar. Një të shtunë (ishte maj i 1989),mbasi kisha pë
rgatitur mirë lutjen e çlirimit,u lusnim me një grup karizmatik. Ishin edhe dy prifta. Në këtë rast ndodh çlirimi im i madh e përfundimtar,për të cilin lëvdoj e falenderoj përherë Zotërin,Zotin tim e Mbretin tim. Këto janë faktet kryesore të çlirimit tim,por kanë ndodhur shumë ngjarje të tjera para e pas që nuk i kam shkruar.
Me forcën e kësaj eksperience i them të gjithëve:vëllezër e motra,Jezusi është i madh e shpirtdhimbsur,mos u lodhni kurrë së lëvduari,e së luturi e për të lutur në familje rruzaren për dashuri të Maris,të cilës i detyrohem për dy fëmijët e mi. Të jemi durues në lutje sepse Kundërshtari është gjithmonë në pritë. Edhe se jemi të goditur nga prova të ndryshme mos u demoralizoni,por kërkoni vendstrehim te Zotëria Jezus dhe te Mëma e Tij hyjnore.
Jam i kënaqur se ndonjë vëlla o motër të kishte nevojë për ndihmën time me mund me bë atë që kam mundësi për atë.

Besim,Besim                                                                             vëllai i juaj Giancarlo

Shëruar nga Leucemia acuta
mieloide 

Më quajnë  Gabriele e jetoj në Mosciano në provincën Teramo. Jezu Krishti më ka shëruar!
Ishte 20 Qershor 2005,kam qenë i shtruar në spitalin  Santo Spirito në Pescara me një diagnozë të keqe:Leucemia Mieloide Acuta! Nga analizat u zbulua se kisha pak qeliza të gjakut të mirë. Mjekët më thanë se mund të vdisja nga një moment në tjetrin. Ditët e para të shtrimit kisha një pikëllim të tmerrshëm. Nuk ia dilja të bia në paqe nga sëmundja.
 Pas një jave shtrimi më vënë në një dhomë sterile për kemioterapi edhe se isha i sëmurë nga temperatura e lartë e shumë dhimbje të tjera. Shoku im i dhomës, i sëmurë si unë ishte dekurajus e thoshte gjithnjë se nuk do ia kishim arritur. Unë i kërkoja ndihmë Zojës së Bekuar e lusja rruzaren çdo ditë në radio në kanalin e vatikanit. Mbas gati një muaj doktorët më thanë se kisha mbaruar ciklin e parë të kemios e më dërgojnë në shtëpi për pesëmbëdhjetë ditë e tërheq një psherëtim lehtësimi inkurajuar nga lajmi se sëmundja ishte redukuar 7/8%. Ndërsa shoku im vdes.
Filloi të frekuentoj takimet e përmuajshëme të lutjes për shërim, në Martinsicuro, e marr shumë herë lyerjen për të sëmurë. Mbas 15 ditësh kthehem  në  spital për ciklin e dytë. Isha i qetë sepse përbrenda meje ndieja diçka që më thonte:"Shko se do ia dalësh"!.Mbaruar ciklin e dytë të kemios sëmundja ishte reduktuar 2%. Më dërgojnë përsëri në shtëpi dhe çdo 10/15 ditë kthehesha për kontroll në spital. Çdo kontroll që bëja sëmundja përmirësohej. Mbas rreth 4 muajsh, duke bërë biopsinë e palcës e tipizimin e imunitetit (provën e palcës të kockës) doktori më komunikon FALJEN E PLOTË TË SËMUNDJES! Ka qenë dita më e bukur e jetës time! Besimi më ka shpëtuar. Jezusi më ka shpëtuar! Të besojmë e të kthehemi nga Jezu Krishti, Ai na mbron! Çdo ditë me lutjet e mia falenderoj Jezu Krishtin që më ka shpëtuar, më ka risjellë buzëqeshjen.

Faleminderit Jezu! Faleminderit Jezu!                                

SHËRUAR  NGA  ARTRITE  REUMATOIDE!

Më quajnë  Iris Danese, banoj  në Tortoreto Lido,jam e martuar,mami i dy fëmijëve e nëna e një nipi të adhurueshëm, jetoj me gjithë familjen time e me mamin tim,një grua e veçantë. Burri im,duke qenë mbi anije drejtor i makinave,gjendet gjithmonë me punë jasht,përveç pushimëve e leje të ndryshme. Jemi të krishter katolik,besimtar të vërtetë të kushtuar shumë Zemrës së  Shenjtë të Jezus e të Virgjërës Mari;bëj pjesë në lëvizjen priftërore Mariano e bashkë me familjarët e mi jemi shenjtëruar në Zemrën e Papërlyer të Maris. Rreth gjashtë muaj më parë vajza ime i kushtohet shumë Nënë Tereses ,në supermarket Tigre në Giulianova gjeti një biletë lajmërimi të një meshe në lutje për shërim për të sëmurët në kishën Nënë Teresa di Calcutta në Martinsicuro. Më tha gjithë entuziazëm se kishte dëshirë për të marr pjesë,por për pengesa të ndryshme nuk qe e mundur as për atë,as për ne të familjes.
Drejt fundit të tetorit kam takuar kushërirën time,ajo banon në Martinsicuro i përket kishës Nënë Teresa di Calcutta dhe e kam pyetur për lajme përkatëse të kësaj meshe të shenjtë. Kushërira ime më ka shpjeguar gjithçka dhe më ka folur edhe për priftin don Marco,prifti më ka ftuar për të marrë pjesë në takimin që do të ishte mbajtur me 19 nëntor 2006 në pallatin e sportit. Mbas disa ditësh nga takimi me kushërirën time në mëngjes ngrihem nga krevati e nuk mundja me lëviz krahun e majt, kisha dhimbje të forta në shpatull. Duke prekur shpatullën më kishte edhe ardhur jasht një gungë që me të vërtetë për të dhënë idenë  ishte e madhe porsi gjysëm panine tip sandwiç. Nuk mundja të lahesha as të bëja lëvizjen më të vogël. Shkova njëlloj në punë e këshillohem me mjekun e  familjes që më diagnostikon ARTRITE REUMATOIDE. Fillova kështu kurën me serum gjilpëra e tableta,pas një jave ndiej  një përmisim shumë të vogël,relative e një dhimbje të paktë por në lëvizje isha gjithnjë e bllokuar,përkundrazi shpatulla kishte zbritur,nuk qëndronte më në të njëjtin nivel me shpatullën e djatht,dhe ishte e dukshëme e kush më shikonte. Isha edhe mirë e vetëdijshëme  se l'artite reumatoide nuk u shëronte përkundrazi me kalimi e kohës u keqësonte.
Mbërrin 19 nëntori e mbasdite shkoj në takimin për shërim. Sapo mbërrita ndjesia ime ka qenë për të shijuar një moment dashamirësie të veçantë në nivelin qiellor,një mjedis i qetë e gazmor diçka e mrekullueshëme edhe në pritje të pjesmarrësve,me të qeshur vezulluese me nderime mirëseardhje. Duke filluar cermonia fetare unë kisha hyrë në një tjetër përmasë,sepse me të vërtetë ka qenë prekëse më dridhej zemra,isha e emocionuar sikurse duhet të takoja dashurin time për herë të parë. Në fazën e adhurimit të SS. Sakramentit unë isha përqëndruar mbi një mike familje që ka seri problemi nga shëndeti,e lusja Jezun për atë,kur në një çast kam ndier një dhimbje vërvitëse mbas qafe sikur ishte duke mu shqitur mish nga kocka, Zgjati pak, por ishte me të vërtetë e padurueshëme saqë i kam thënë koleges time që qëndrote përkrah meje. Cermonia fetare shkonte përpara,unë isha gjithnjë përqëndruar mbi miken time,më ka ardhur keq kur ka mbaruar,nuk kisha dëshirë të kthehesha në shtëpi,për të lënë këtë parajsë,më ishte e veshtirë për të rivendosur këmbët për tokë,ka qenë lartësuar shumë, gëzimi i brendshëm. Unë u ndieja një tjetër person.
Me tu kthyer në shtëpi isha e lumtur,i kam treguar gjithçka njerëzve të mi, kam folur gjithë mbrëmjen mbi këtë gjë. Shkoj në krevat,me tu zhveshur,tërheq trikon për mënge e përpiqem të zhvesh para krahun që nuk mundja ta ngrija(edhe vetëm kjo lëvizje më jepte dhimbje)përkundrazi ajo mbrëmje më kujtohet që nuk e ndieja,atëherë kam kërkuar të lëviz krahun e nuk më jepte dhimbje,e kam ngritur pak,e nuk më jepte dhimbje,e kam ngritur deri sa mundja e nuk më jepte dhimbje,e kam rrotulluar si një mulli e nuk më jepte dhimbje! "Zotëri,ç'gjë më ka ndodhur?!" Nuk mundja me besu. Kam filluar të qaj,kam vrapuar në dhomën e mamit tim duke qarë... "Mami,Mami,shiko çfarë gjëje më ka ndodhur!" Mami im,e trembur, nuk dinte çfarë të mendonte e pyeste ç’gjë kishte ngjarë, kështu qaja e ajo e shqetësuar nuk ia dilte të kuptonte. Më vonë ia kam dalë për ti thënë “Mami, shiko krahun, shpatulla nuk më jep më dhimbje! Mami ,kam marrë mrekullin, Jezusi më ka shëruar! Mami jam shëruar, shpatulla nuk më jep më dhimbje, mami mundem me lëviz krahun!” Atëherë edhe ajo filloi të qajë nga gëzimi për mua,e ka mundur të provojë që gunga që qëndronte mbi shpatull deri disa orë më parë nuk ishte më; shpatulla, që më parë ishte më e ultë nga tjetra ishte niveluar; nuk ishte më as një shenjë nga sëmundja.
“Vajza ime, ke qenë e mrekullueshëme, Jezu Krishti të ka bërë mrekulli!” E qartë se nuk ishte për sa i përket orarit të vonë do të kisha shpejt njoftuar shoqen time, do të isha vënë mbi çati për të bërtitur,doja që të gjithë të kishin marrë pjesë në gëzimin tim... Një ditë pas në zyrë i kam treguar të gjithëve,por më tepër sesa tregoja kam vënë në dukje si lëvizja krahun dhe kolegët e mi qëndrojnë të gjithë të habitur sepse ndryshimi ishte i çartë.
Unë nuk mbaroj kurrë së falenderuari e lëvdoj Zotin për këtë dhuratë të jashtëzakonshme.Ai më ka shfaqur gjithë dashamirësinë, shpirtmadhësin e dashurin  që ka ndaj të gjithë fëmijëve të tij, asnjëherë i ndaluar nga fatkeqësia njerëzore.

 

IRIS DANESE

SHËRUAR NGA DIABETI

Më quajnë Fausto, jam 49 vjeç, jam vendas nga Colonnella në provincën Teramo e jam punëtor nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeç.
Në 1990 e në vazhdim nga kontrollet e bëra për një operacion të vogël kirurgjik, më qe zbuluar diabeti. Më diktojnë mjekimin me tableta sepse refuzoj të bëj gjilpëra të insulinës. Për të mbajtur nën kujdes përqindjen e sheqerit në gjak duhej  për të bërë edhe një dietë të fortë. Për mua ishte e fortë për ta çuar përpara sepse bëja punë krahu dhe kisha përherë uri.
Por kur e kontrolloja me stick sheqerin përqindja  rezultonte  përherë e më e lartë edhe mjekët nuk dinin më çfarë të bënin.
Kur vjen momenti për rinovim të patentës  akordohem edhe që shikoj shumë keq. Vendos të shkoj te një okulist privat  që më diagnostikon edhe retinopatin. Ajo kishte arritur i dyti nga katër nivelet, pra jam duke u bërë i verbër!
Në mars 2005, i acaruar nga kura të padobishëme, jam kthyer te prifti nga kisha ime sepse kisha dijeni që bënte shpesh lutje për ti kërkuar Zotit shërimin e të sëmurëve. Doja edhe unë ti kërkoja një dashamirësi Jezu Krishtit për sëmundjen time. Prifti mbasi pati bërë ndërhyrjen për mua bashkë me persona të tjerë, më thërret e lutet mbi mua mbas meshës.
Ditën  mbas, kontrolloj glicemin me stick, vlera e rezultatit gjithnjë në normë! Vazhdoja të merrja ilaçet. Profesori, duke marrë parasysh ekzaminimet fluorangiostico të 2004 ripohon retinopati të rënduar, më dërgo në Klinikën Universitare të Chietit për verifikime të mëtejshëme.
Me të pasur rezultatin e ekzaminimëve të Chietit profesori rrin i habitur, dhe pasi pati xhiruar e xhiruar përsëri shumë herë fotografit e ekzaminimit fluorangiografico, tha që në 40 vjet shërbim nuk i kishte ndodhur kurrë të shikoj që të bëjë progres përkundrazi zhdukjen e një retinopatie, sepse ajo vetë është një sëmundje që përparon gjithnjë, edhe nën mjekim. Okulisti thërret: “Këtu është dora e Padre Pio!” Dhe unë i përgjigjem: “Jo, këtu është dora e Zotit!” Retinopatia (sëmundje në cipën e syrit) ishte zhdukur! Atëherë ndërpres të marr edhe ilaçet. Nga atëhere nuk kam patur më shqetësim me diabetin edhe tani jetoj, punoj e haj e me një shëndet të përsosur.
Lëvdoj  Zotin Jezu që më ka shëruar, e që shëron sot si atëhere. Alleluia!